Sipas Cadena Cope, sulmuesi i ri brazilian Endrick ka refuzuar idenë e huazimit, pavarësisht dëshirës së Real Madridit për t’i dhënë atij më shumë minuta loje diku tjetër.
I ardhur nga Palmeiras në verën e vitit 2024, Endrick shënoi 7 gola dhe dha 1 asist në 37 paraqitje gjatë sezonit të tij debutues, megjithëse vetëm tetë herë si titullar.
Këtë vit ai ende nuk ka luajtur, pjesërisht për shkak të një dëmtimi. Mediat spanjolle raportuan se drejtuesit e Los Blancos po mendonin ta huazonin që në janar.
Por agjenti i tij, Frederico Pena, ka paralajmëruar klubin: Endrick dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te Real Madridi.
Me një kontratë që zgjat deri në vitin 2030, braziliani po e bën të qartë vendosmërinë për t’u afirmuar me fanellën e “mbretërve”.