Enca Haxhia ka ndezur sërish rrjetin me një postim të ri që i ka lënë ndjekësit pa fjalë.
Këngëtarja shqiptare, e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe vetëbesimin e lartë, ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet me një rrobë banje rozë, që vë në pah linjat e saj trupore.
Me flokët e kapura në gërsheta të gjata dhe një qëndrim plot vetëbesim, Enca ka pozuar pranë një ambienti modern tropical.

Pamja e saj është komplimentuar nga grimi i lehtë dhe aksesorët minimalë, që i japin elegancë natyrale gjithë paraqitjes.
Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat që nuk kursejnë fjalët e admirim për stilin dhe bukurinë e saj.
Duket se vera për Enca ka nisur me shumë ngjyra dhe vetëbesim, ndërsa artistja vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes, si në rrjetet sociale, ashtu edhe në skenën muzikore.

