Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Ajo foli jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për episodin e bujshëm të përfshirjes së saj në një çështje ligjore të lidhur me lëndët narkotike.

Gjatë diskutimit në studio, nuk munguan pyetjet pikante nga moderatoret:
Gerta: A merresh më me mbjellje?
Rudina: Kjo është dhe kopshtare!
Enca: Për ta sqaruar. Isha unë një ditë. Do ta bëj këtë gjë për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim, dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend.
Kleoniki: Ti je hashashpirëse? E konsumon hashashin. Është një bimë shëruese që jepet edhe nga mjekët. Unë e shoh të shenjtë. Ti e përdor ritualistike, apo siç pi dikush alkool?
Enca: Është pak temë sensitive për t’u diskutuar në Shqipëri. Unë e konsumoj sa herë jam në shtetet që lejohet konsumi. Një shoku im thotë “Zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj Zotin, të mos e pi atë?”
Egla: Jemi në një ekran të rëndësishëm kombëtar, nuk do t’i bëjmë serenatë hashashit. Nuk është legal në Shqipëri.
Kleoniki: Legalizojeni pra!
Enca u shfaq e sinqertë dhe e hapur në përgjigjet e saj, duke reflektuar për gabimin e së kaluarës, por njëkohësisht duke mbrojtur qëndrimin e saj në kontekstin ndërkombëtar.
Pavarësisht ndasive në mendime, diskutimi u kthye në një pasqyrë të lirë të qasjes ndaj temave të ndjeshme në shoqërinë shqiptare, duke treguar edhe një herë ndikimin dhe natyrën e drejtpërdrejtë të personazheve publikë si Enca.