5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Emri i Milo Gjukanoviq përmendet në Podgoricë për një pozitë të lartë në NATO – flet diplomatja amerikane në Bruksel

- Advertisement -

Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, komentoi raportimet në media se ish-lideri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mund të jetë zëvendëssekretari i ri i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike.

Për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm kërkohet konsensus i anëtarëve të Aleancës dhe Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, i cili duhet të zgjidhet muajin e ardhshëm, e që më pasë do të vendosë se kush do të jetë zëvendësi i tij.

“Po shkojmë drejt vendimit për sekretarin gjeneral. Është një çështje ku të 32 kombet duhet të arrijnë një konsensus se kush do të jetë ai person dhe ky është procesi në të cilin jemi fokusuar aktualisht. Pasi të përcaktohet dhe të zgjidhet ai person, atëherë ai person do të zgjidhte se kë dëshiron ta ketë si zëvendës. Prandaj, ndryshon dukshëm nga zgjedhja e sekretarit”, tha ambasadorja.

Siç raporton faqja e internetit e qeverisë amerikane (state.gov), Juliannne Smith shpreh besimin se anëtarët e NATO-s do të bien dakord për një sekretar të ri të përgjithshëm në samitin në Uashington në korrik të këtij viti, shkruan Pobjeda.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit