Empoli është gjysmëfinalisti i radhës në Kupën e Italisë.
Ekipi simpatik italian arriti që ta shkaktojë një befasi të dorës së parë, duke e eliminuar Juventusin.
Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 1:1.
Maleh shënoi për Empolin në minutën e 24-të, kurse Thuram barazoi për Juventusin në minutën e 66-të.
E në penallti më të suksesshëm u treguan skuadra e Empolit, duke e siguruar kualifikimin tutje.
Kurse për Juventusin, ky është eliminimi i dytë brenda një jave, pasi paraprakisht u eliminuan nga Liga e Kampionëve mesjavën e kaluar.