15.9 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Emocionuese: Si ndihmoi UÇK-në Nazmi Sejfullahu, që kishte probleme me të pamurit

- Advertisement -

Asambleisti i PDK-së në Rahovec, Sejfullah Sejfullahu, i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili gjatë fjalimit sot në Kuvendin e Kosovës, ka përdorur një shprehje krahasuese me të verbërit, për të kritikuar opozitën.

Basha tha se të kërkosh ide nga partitë opozitare për të dalë nga kriza e energjisë elektrike, është “si me i lypë qorrit sy”, ndonëse më vonë ka kërkuar falje, shkruan GazetaScanner.

E kjo fjali ka irituar shumë qytetarë, të cilët e kanë komentuar si fyese.

Sejfullahu ka marrë edhe një shembull unikat, se si bashkëfshatari i tij Nazmi Sejfullahu, i cili ka probleme me të pamurit, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare.

“Ai bashkë me bashkëshorten e vet kanë bart ilaqe për UÇK, (duke rreziku tu i fsheh në trup). Ai ka qenë korrieri i UÇK me i sigurti se sa shumë nga ju aty që llomotitni, e që ma shumë keni bërë dëmë”, shkruan Sejfullahu, transmeton Scanner.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Dimal: “LYP SY EDHE PREJ QORRIT, SE JA VLEN. KE ME PA MA MIR”

Dimal Basha, pasi kerkove falje per fyerjen qe ju bere njerzve te verber, po kam qef me te njofte me nje “qorr” qe e njoh une, dhe gjithe rrethina jone, perfshire edhe juve te vv. Andaj, po ti them disa fjal jo si deputet i VV (se njejt ja kisha thene edhe ciles do parti tjeter me qene, sikur qe jua kam thene vazhdimisht) por si (i pa)njeri qe je, apo siq u solle sot ne kuvend.
-Ky qorri qe po e sheh ne foto, sa kontribut ka dhene, jo 50% por as 80% e juve qe jeni ne kuvend si keni dhene ketij vendi.

  • ky qorri gjat gjith luftes, me shum ka ndejt ne spitale te prishtines duke u kujdes per ushtar te semure te UÇK (kuptohet, me emra te kamufluar) se sa qe ka hanger buke me familje te vete.
  • ky “qorri” bashk me bashkeshorten e vet, e besa shum here edhe femijet e tij te vegjel, me shum kan bart ilaqe per UÇK, (duke rreziku tu i fsheh ne trup) se sa buk per vete.
  • ky “qorri” ka qene korrieri i UÇK me i sigurti se sa shum nga ju aty qe llomotitni, e qe ma shum keni be dem se sa hajer.
  • ky “qorri” ska ndodh asnje pervjetor Deshmoresh e Martiresh me mungue e mos me ardh me ju kendue per Heroizmin e sakrificen e tyre, (e ty ne asnje ste kem pa)
  • ky “qorri” eshte i vetmi qe ka shit veturen e ka marr kredi per te kriju e kendue pothuaj gjithe Deshmoreve e Martireve te fshatit e regjionit tone.
    Andaj, a hiq ste shkoj mendja Dimal burri qe ke marr naj vote edhe ti prej naj “qorri” a?!
    Qe besa ka mundesi edhe ky “qorri” jem te ka votue!
    Andaj, jo rastesisht ne kete “qorr” e vlersojm si PEJGAMBER! Po po. Se eshte Pejgamber, sidomos ne raport me juve😡.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5448252908524091&id=100000183081232

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit