Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar është e natyrshme të ketë emocione që lidhen me prindin.
Ai ndër tjerash tha se gjatë luftës nuk e ka lëshuar asnjëherë frontin, duke nënvizuar se ka varrosur me duar të tij shumë nga shokët e tij.
“Po kam nënën gjallë, çka ka faj nëna ime që është gjallë. Është më së e thjeshtë, unë vëllezërit s’i kam, e kam nënën gjallë, a duhet me u bë pengesë kjo. Ose nëse eventualisht me më ballafaqu me emocionet e nënës, unë tash po u dashka me u sjell si guri, si jo njerëzor”.
“Unë nuk e them këta që me i mohu të tjerët ose me u veçu, po kam qenë luftëtarë i luftës, nuk e kam leshu as një orë fronin e luftës. I kam pa t’u m’u vra plot, e me duar të mia i kam shti në dhe plot, unë asnjëherë nuk mundohem mos me pa përpara. I kam kry puët që më presin nëse ma jep votuesi votën”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv
Haradinaj gjithashtu theksoi se Kosova është një popull me vlera dhe se shumë studiues të huaj e kanë lavdëruar këtë karakteristikë të popullit shqiptar.
Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë detaje:






