23.8 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Emocionon djali i Afrim Bunjakut: Babi im nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës

- Advertisement -

Në akademinë përkujtimore të mbajtur me rastin e dyvjetorit të rënies heroike të Afrim Bunjakut, fjalë prekëse mbajti djali i tij, Fatlum Bunjaku.

Ai kujtoi me mall dhe krenari babain e tij, duke theksuar se Afrim Bunjaku nuk ishte vetëm babai i tij, por i gjithë Kosovës.

“Sot jemi mbledhur këtu për të kujtuar babin tim, heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun. Kanë kaluar dy vite nga ajo ditë e dhimbshme kur ai ra heroikisht, por plagët e mungesës së tij nuk shërohen kurrë. Çdo mëngjes kur zgjohem, ndjej boshllëkun, e kujtoj buzëqeshjen dhe fjalët e tij. Edhe pse nuk është pranë meje, unë ndihem krenar që pata një baba si ai. Sa herë i kujtoj kolegët e tij, më kujtohet se babi im nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës”, tha Fatlum Bunjaku.

Të ngjashme

Të fundit