19.3 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Emocionohet Maliqi: Dëshmia e James Rubin më ktheu pas në kohë në vitet 98-99 (Video)

- Advertisement -

Analistja Afërdita Maliqi është emocionuar teksa ka komentuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova dëshminë e ish-zyrtarit amerikan, James Rubin, i cili po paraqitet sot në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas Maliqit, dëshmia e tij e riktheu në vitet 98-99 kur personalisht i kishte përjetuar e dëgjuar ato që Rubin po i tregonte sot para trupit gjykues në Hagë.

“Ishte emocionale dhe personalisht më ktheu në vitet 1998-99”.

Më solli të plotë pasqyrën e asaj kohe. Krejt ato që i kemi përjetuar, i kemi parë dhe i kemi lexuar, sot po i dëgjojmë nga një profil si James Rubin, që në atë kohë ishte person kyç në ShBA, ndihmëssekretar i z.Albright dhe zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Dëshmia e tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK-së, për mua është prova më e madhe se ky gjykim ka marrë një rrjedhë tjetër”, tha Maliqi.

Të ngjashme

Të fundit