15.8 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

“Emocionohet” Hoxha: Albin Kurti s’bëhet merak për pushtet, por që Kosova të ketë sovranitet

- Advertisement -

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Hoxhës, procesi i normalizimit, që të quhet i tillë, duhet të nis me njohje reciproke.

“Nuk është kurrfarë normalizimi ai proces që nuk nis me njohjen reciproke, sepse vetëm kështu Serbia hedh hapin e parë jashtë të shkuarës së vet gjenocidale shekullore.

Nuk është kurrfarë normalizimi ai proces që nis me vendosjen nga njëra anë e tryezës e shefit të propagandës të shtetiti gjenocidal dhe nga ana tjetër e atij që ka qenë në burgun e shtetit gjenocidal. Ja një kompromis i madh i kryer nga Kosova, për ata që kërkojnë që Kosova të bëjë kompromise.” – shkroi ai.

E pasi numëroi disa pikënisje të duhura të procesit të normalizimit, z. Hoxha i dha ca lëvdata për kryeministrin Albin Kurtin, të cilin e këshillonte në Qeverinë Kurti I. Sipas Hoxhës, Kurti nuk bëhet merak për pushtet, por për sovranitet të Kosovës.

“Të gjitha këto mund t’i themi hapur dhe qetë përsa që e dimë se Albin Kurti nuk po bëhet merak për pushtet, por që Kosova të ketë sovranitet. Me një tjetër kryeministër, nuk do të mund të shpreheshim kaq sinqerisht, sepse ndërgjegjja jonë do të ishte në hall.” – shkroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit