7.7 C
New York
Friday, March 7, 2025

Buy now

​Emmerson: Ka shumë redaktime për një dëshmitar të rëndësishëm

- Advertisement -

Ky është një dëshmitar i rëndësishëm që në varësi të asaj që pretendon ky është një dëshmitar që mbrojtja duhet të përgatitet për këtë dëshmitar, në varësi të asaj çka thotë ky dëshmitar. Ne nuk e dimë datën, nuk e dimë as vendin, dhe nuk e dimë as detajet lidhur me ketë pretendim të ngritur tani.

Për këtë, turpi gjykues ka pyetur prokurorinë se kur do të ftohet ky dëshmitar dhe nëse mund të shtyhet deklarata e tij për t’i japur kohë mbrojtjes të përgatitet.

E sipas prokurorisë, dëshmitari në fjalë ka nevojë për masa mbrojtëse sepse sipas tyre është i rrezikuar nga ndërhyrjet.

Prokuroria ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që turpi gjykues të dëgjojë dëshminë e këtij dëshmitari qysh në fillim të gjykimit.

Pas kësaj, avokati Emmerson ka thënë se po ju mbetet pak kohë për të hetuar.

“Nuk po kritikoj por pasoja ose ajo që po përpiqet të bëjë prokuroria është të përdorë kohën më të shkurtë të mundshme”, ka thënë ai.

Në këtë seancë, kryetari i turpit gjykues, Charles L. Smith bëri të ditur se ka planifikuar që më 1 mars 2023 të fillohet me deklaratat hyrëse por për këtë mbrojtja e kërkoi fundin e marsit.

Ai ka deklaruar se planifikojnë urdhër për heqjen e të gjithë redaktimeve në aktakuzë deri në fund të muajit janar 2023.

Smith ka hënë se ndonëse shumë prej redaktimeve në materialet provuese që janë nxjerrë e që Zyra e Prokurorit të Specializuar synon t’i përdorë mund të kenë qenë të domosdoshme në fazat e para të procesit, por sipas tij shumë prej tyre tani mund të jenë të panevojshme dhe mund të jenë pengesë për zhvillim efikas të gjykimit.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. Konferenca përgatitore për gjykimin do të mbahet më 18 janar 2023.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit