E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se çështja është vetëm tek zbatimi, pasi që në këtë marrëveshje ka shumë ide të mira.
Pis ka theksuar se në këtë marrëveshje bëhet fjalë për gjëra praktike siç është lëvizja e lirë si dhe përfaqësimi.
“Shumë ide të mira gjenden tashmë në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit — është vetëm çështje e zbatimit. Këto nuk janë marrëveshje teorike — flasin për gjëra praktike si lëvizja e lirë, qasja, përfaqësimi… Duam t’i inkurajojmë politikanët të ndihmojnë komunitetet përmes zbatimit të tyre”, ka thënë ajo, raporton BBC.
E njëjta ka vlerësuar se nuk duhet një qasje krejtësisht e re, apo edhe zgjidhje magjike për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë