23.1 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Emisari i BE-së për dialogun po qëndron shkurtimisht në Prishtinë, takohet me Bislimin

- Advertisement -

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë të shkurtër në Prishtinë.

Të enjten, Sorensen do të takohet me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, në Prishtinë.

Vizita ka qenë e paparalajmëruar e vjen edhe në një kohë të bllokadës politike..

Sorensen për herë të parë vizitoi Kosovën e Serbinë në fund të marsit, që prej kur mori detyrën si zëvendësues i Miroslav Lajçakut në shkurt të këtij viti.

Ai ka premtuar qasje të re në dialog. Megjithëse, ende s’ka pasur takime në Bruksel meqë në Kosovë ende nuk janë formuar institucionet.

Sorensen është diplomat danez me përvojë të gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë shërbimin si përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë dhe si shef i delegacionit të BE-së në Shkup

Të ngjashme

Të fundit