Emisari special i Mbretërisë së Bashkuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Stuart Peach, e ka vlerësuar pikëllues faktin që NATO vazhdon të jetë në Kosovë edhe 25 vjet pas përfundimit të lutes.
“Fakti që NATO ka një forcë në Kosovës 25 vjet pas përfundimit të luftës është një fakt tepër pikëllues”, ka thënë Peach, transmeton Gazeta Express.
“Por ne kemi nevojë për forcë për të respektuar kushtet e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai tutje.
“Mbretëria e Bashkuar është krenare që angazhohet për forcën e Kosovës, së bashku me punën e ambasadës dhe ekipeve tona të shkëlqyera në terren, dhe ne vazhdojmë ta njohim Kosovën si shtet”, ka thënë Peach për “forcenews.com”.