12.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Emisari amerikan: Trump mund të bisedojë me Putinin për Ukrainën këtë javë

- Advertisement -

“Unë pres që do të ketë një telefonatë me të dy presidentët këtë javë”, tha Steve Witkoff.

Presidenti Donald Trump mund të bisedojë me liderin rus Vladimir Putin këtë javë, tha të dielën i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff.

Prej kohësh, autoritetet amerikane po shtyjnë për një armëpushim të shpejtë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Unë pres që do të ketë një telefonatë me të dy presidentët këtë javë”, tha Witkoff për CNN’s State of the Union. “Dhe ne po vazhdojmë gjithashtu të angazhohemi dhe të bisedojmë me ukrainasit”.

Witkoff u takua me Putin-in në Moskë javën e kaluar për bisedime.

Por udhëheqësi rus nuk pranoi një thirrje të SHBA-ve për një armëpushim të menjëhershëm, duke thënë se ka ende disa çështje për të zgjidhur.

Ukraina ra dakord me kushtet e marrëveshjes së armëpushimit në një takim në fillim të javës me Witkoff-in dhe zyrtarë të tjerë amerikanë në Arabinë Saudite.

Megjithatë, Witkoff tha për bisedën e tij me Putin-in, “Ishte pozitive, ishte një diskutim i bazuar në zgjidhje”, tha ai. “Ai pranon filozofinë e Presidentit Trump”.

Trump “me të vërtetë pret që të ketë një lloj marrëveshjeje në javët e ardhshme dhe unë besoj se kështu do të jetë”, pohoi Witkoff.

Përpjekja e Trump për një armëpushim ka qenë e diskutueshme, duke shkaktuar zemërim në Kyiv dhe në mbarë Evropën se SHBA-të mund të përpiqen të detyrojnë Ukrainën të kapitullojë ndaj rusëve.

Presidenti amerikan u ka bërë presion ukrainasve me një ndërprerje në dërgesat e armëve dhe shkëmbimin e inteligjencës.

Trump, i cili e quajti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky një “diktator”, ka thënë se me ukrainasit është më e vështirë për t’u marrë vesh se sa me rusët.

Dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se është e nevojshme të bisedohet me të dyja palët për të sjellë paqen në fushën e betejës pas tre vitesh luftë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit