-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Emisarët amerikanë dhe evropianë të premten në Kosovë, zbardhet agjenda

- Advertisement -

Pesë emisarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropianë, do të zbarkojnë nesër në Prishtinë.

Ata nesër do të priten në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi do të nis në ora 10:00, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit