Emily Ratajkowski ka bërë një paraqitje provokuese në xhirimet e skenave të nxehta me Travis Scott për videon e tij të re muzikore.
Modelja 32-vjeçare portretizohet si e dashura e Travis në këngën e tij më të re, “I Know?”, pjesë e albumit të katërt, të titulluar “Utopia”.
Në klip, Emily shihet duke u ushtruar fizikisht me veshje për palestër dhe duke treguar figurën e saj me një palë të brendshme tepër provokuese ndërsa lëviz nëpër një rezidencë luksoze në Hollywood Hills.
Videoja, e prodhuar nga Dave Meyers, fillon me Emily dhe Travis, 32 vjeç, duke jetuar një jetë paralele në një vilë shumë të shtrenjtë, nga luajtja e videolojërave deri te ngrënia e ushqimit në McDonalds.
Emily shihet duke shfaqur fizikun e saj të lakmueshëm teksa shtrihet pranë pishinës, e veshur me një palë bikini të bardha ndërkohë që po tymoste një cigare.
Ky klip shënon rikthimin e Emily si fihgurante në një vidoe muzikore që pas paraqitjes së së saj në këngën e Dima Bilan, “Inseparable”, në vitin 2016-të.