7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Emily Ratajkowski i bashkohet aplikacionit për takime romantike: Kam pasur shumë ngacmime nga gratë…

- Advertisement -

Emily Ratajkovski  duket se është në një periudhë kërkimi në jetën e saj personale. Modelja e cila deri vonë bëri të njohur romancën e saj me Pete Davidson , zbuloi në një podcast të Apple se vendosi të përdorte një aplikacion takimesh. “I thashë vetes, fuck it”, e mora si sfidë sepse shumë njerëz më thanë të mos e bëj”-shkruan ajo.

Edhe pse ajo nuk e specifikon se cilit aplikacion i është bashkuar, Emily tha se ka marrë disa kërkesa nga gratë, të cilat i përshkroi si “eksituese”. Madje ajo ka shtuar se edhe pse i pëlqen, nuk mendon se do ta gjejë tipin e saj aty. “Ky aplikacion mendoj se është për njerëzit e bardhë. Do të doja një tip gruaje apo mashkulli më të veçantë, ndaj nuk mendoj se do ta takoj dikë që më përket mua këtu” , tha modelja.

Deri më tani, Emily Ratajkowski thuhej se ishte e lidhur me Pete Davidson, ndërsa një burim nga ambienti i tyre kishte deklaruar se “gjërat mes tyre po bëhen më serioze”. Megjithatë gjithçka duket qartë, menjëherë pas divorcit nga Sebastian McClard, modelja kishte deklaruar  se dëshiron të shijojë lirinë e saj dhe të mos hyjë në një lidhje serioze, ndërsa kishte lënë aludime se është poligame.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit