1 C
New York
Wednesday, January 29, 2025

Buy now

Emily Ratajkowski akuza paparacëve se i kanë prishur takimet

- Advertisement -

Që atëherë, disa djem kanë kaluar në mënyrë sporadike në jetën e Ratajkowski , duke përfshirë Jack Greer, Eric Andre, DJ Orazio Rispo dhe  ish-in e Ariana Grande , Pete Davidson. Madje ka akuzuar mediat sociale se po e pengojnë që të gjejë dashurinë e jetës.

Në episodin e saj të fundit në podcast-it të saj “High Low”, Emily shpjegoi se kohët e fundit nuk ka dashur të  dalë në takim romantik me askënd dhe ka shijuar takimet e saj të rastësishme me djem të tjerë që i tërheqin.

“Sa herë që shkoj në një takim të gjithë e dinë për të dhe bëhet disi e vështirë. Ka qenë një gjë e vështirë për t’u përballur dhe e gjithë kjo gjë më ka shkaktuar shumë ankth pasi në shumë raste jam ndjerë e turpëruar dhe sikur duhet t’u kërkoja falje personave me të cilët dilja pa shkaktuar ndonjë skandal,” ka rrëfyer Ratajkowski.

Veç kësaj, prezantuesja e “High Low” shpjegoi se shumë nga marrëdhëniet e saj kanë qenë të komplikuara dhe kanë përfunduar shumë shpejt. Edhe pas ndarjes nga bashkëshorti modelja e njohur ka deklaruar se nuk i pëlqen që mediat të dinë çdo gjë rreth jetës së saj private.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit