17 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Emily Atack rrëfen se është sulmuar seksualisht në sheshxhirim

- Advertisement -

Aktorja britanike, Emily Atack, ka treguar se është përballur me sulme seksuale gjatë karrierës së saj, duke përfshirë raste në sheshe xhirimi dhe festa pas mbylljes së projekteve.

Ylli i “Rivals” dhe “The Inbetweeners” e bëri rrëfimin në një intervistë për Radio Times, duke thënë se nuk është ndier gjithmonë e sigurt në punë.

Atack mirëpriti përdorimin gjithnjë e më të madh të koordinatorëve të intimitetit, të cilët mbikëqyrin skenat e ndjeshme në xhirime, duke i cilësuar ata si një hap të domosdoshëm për të mbrojtur aktorët, shkruan BBC.

Foto: Screenshot

Ajo shprehu dëshirën për të realizuar një dokumentar mbi këtë rol, pas programit të saj të vitit 2023, Emily Atack: Asking For It?, që trajtonte ngacmimin seksual në rrjete sociale.

Aktorja 35-vjeçare, nënë e një djali të vogël, tha se dëshiron ta rrisë atë me vlera të shëndetshme dhe respekt për gratë.

“Dua që Barney të dijë se mund të flasë me mua për çdo gjë – kjo është nëna që dua të jem”, u shpreh ajo.

Atack, e cila u bë e famshme në moshën 17-vjeçare me rolin në “The Inbetweeners”, ka folur edhe më parë për abuzimin dhe vëmendjen e padëshiruar që ka përjetuar që herët në karrierë.

Ajo do të shfaqet këtë muaj në trillerin e ri të Channel 5, “The Rumour”.

Të ngjashme

Të fundit