Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Emilja Rexhepi, ka deklaruar se do ta votojë si buxhetin, ashtu edhe kabinetin e ri qeveritar që pritet ta propozojë sot ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Glauk Konjufca.
Rexhepi e cilësoi ditën e sotme si shumë të rëndësishme për Kosovën, duke theksuar se në Kuvend do të mbahen dy seanca – njëra për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe miratimin e buxhetit, të cilin ajo e vlerësoi të domosdoshëm edhe për punëtorët e RTK-së, dhe tjetra për formimin e Qeverisë së re.
“Duhet me votu buxheti, unë mund të flas vetëm në emër timin. Unë votoj edhe buxheti edhe qeverinë. E shohim sot, shpresoj do ta votojmë”, tha ajo.






