Emilja Rexhepi, deputete nga radhët e komunitetit boshnjak dhe e deklaruar ekskluzivisht që ka votë vetëm për Vetëvendosjen dhe askënd tjetër – është kapur nga kamera në skeje të Kuvendit të Kosovës natën e shterrimit të afatit kushtetues duke biseduar me Igor Simiqin e Listës Serbe.
Rexhepi është kapur nga kamerat buke biseduar gjatë me Simiqin në fund të sallës plenare, siç i ka publikuar pamjet “Interaktiv Talks” e gazetarit Xhemal Rexha.
Kujtojmë se mu në seancën e parë konstitutive deputetit nga radhët e komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqit, mediat i kapën mesazhe telefonike me A.K (supozohet, Albin Kurtin) ku i thotë se Lista Serbe do t’ua jep katër vota për formim të qeverisë.
