-0.4 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

“Emilia Perez” goditet me kritika brutale pas 13 nominimeve për Oscar: Filmi më i keq ndonjëherë

- Advertisement -

Filmi meksikan ‘Emilia Perez’ ka marrë kritika të ashpra pas marrjes së 13 nominimeve për ‘Oscar’, duke u cilësuar nga disa si një nga filmat më të këqij që kanë marrë kaq shumë nominime.

Edhe pse thrilleri muzikor i Netflix u lavdërua për paraqitjen e aktorëve si Adriana Paz, Selena Gomez, Zoe Saldana dhe Karla Sofia Gascon, të cilat sollën histori të rëndësishme, përfshirë nominimin e parë të një aktoreje trans në ‘Oscar’, shumë fansa shprehen të zhgënjyer nga filmi.

Pasi u shpallën nominimet, kritikat në rrjetet sociale shpërthyen. Disa fansa shprehën habinë për nominimin e filmit për kategori si “Filmi më i mirë” dhe “Kinematografia më e mirë”, duke e quajtur atë “më të keqin ndonjëherë”, shkruan DailyMail.

Ata theksuan se disa nga këngët origjinale të filmit dukeshin si përkthime të dobëta, dhe se performancat e aktorëve meritonin më shumë njohje, por jo për këtë film.

Filmi, i cili tregon historinë e një avokati që ndihmon një shef karteli të zhduket, fitoi vëmendje të madhe pas çmimit të jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë, ku gjithashtu u nderua për ansamblin femëror.

Megjithatë, pas shpalljes së nominimeve, është ende e paqartë nëse ‘Emilia Pérez’ është një sukses i vërtetë apo thjesht një film i mbushur me shumë marketing dhe ndihmës të diskutueshëm. /Telegrafi/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit