2 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Emigrantët kanë filluar të kthehen, a po përmbushet “profecia” e Edi Ramës

- Advertisement -

Askush nuk merret me një premtim apo një lloj parashikimi të Ramës dhënë para dy vitesh, gjatë fushatës elektorale të 2021-shit, se në 2024 do nisë një kthesë në trendin e emigracionit, vështirë të frenushëm, pasi është dhe fenomen rajonal, ku do nis kthimi; ose më saktë: më shumë do kthehen se do ikin.

“Pas rekordeve vitin e kaluar cikli i emigracionit shqiptar po hyn në një fazë të re”, e nis një raportim TCH, duke vijuar më tej:

“Në këtë fillim vit kërkesat për azil në BE shënuan rënie me 14%. Ndërkohë drejt mbretërisë së bashkuar, statistikat tregojnë se arritën vetëm 29 shqiptarë, nga 12 mijë e 300 vitin e kaluar.

Edhe në Greqi numri i leje qëndrimeve të shqiptarëve pothuajse u përgjysmua nga 422 mijë në 2021-in në 291 mijë në 2022-in.

Zv.ministrja e Financave, Olta Manjani thotë se mesatarisht në tre katër vitet e fundit rezulton se 1 në 4 shqiptarë kthehet. Ditën e enjte janë mirëpritur në aeroportin e Rinasit 40 emigrantë që janë rikthyer nga Britania e madhe dhe janë mirëpritur aty nga disa punonjës të zyrave së punës.

“Ne po punojmë dhe me ekspertizën e bankës botërore për të identifikuar të gjithë ata shqiptarë që duan të rikthehen dhe ti vëmë në dispozicion informacionin e duhur. Aktualisht po punojmë me zyrat e punës të vendeve përkatëse në mënyrë që të nënshkruajmë programe të rikthimit vullnetar. Për të lehtësuar marrjen e informacionit për të gjithë të rikthyerit po krijohet gjithashtu një uebsite i dedikuar nga agjencia kombëtare për punësim dhe aftësi.”

Përveç këtyre masave qeveria ka shpallur edhe gjashtë programe për nxitjen e punësimit, ku ndër to mund të veçohet programi i kodimit për të rinjtë që subvencionon kurse deri në 100% të vlerës, por edhe programi i vetëpunësimit, ku çdo individi i mundësohet e drejta për të financuar me 500 mijë lekë idenë e tij dhe të ndiqet ecuria më tej e biznesit, përfundon TCH.

Pra, a po jepen shenja të një ndryshim trendi, siç kanë paralajmëruar Rama? Duket se po.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit