11.5 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Emigrantët e strehuar në Shqipëri kthehen në Itali

- Advertisement -

Pas vendimit të Gjykatës së Romës, mëngjesin e kësaj të shtune në portin e Shëngjinit ka mbërritur edhe anija e marinës italiane që transporton 12 emigrantët që mbërritën në mesjavë në Gjadër, sipas marrëveshjes Itali- Shqipëri për emigrantët e paligjshëm.

Sipas burimeve të mediave italiane, ata do të zbarkojnë në Bari, e më pas në një qendër për azilkërkuesit. Edhe pse kërkesa e tyre për azil tashmë është refuzuar në orët e fundit, migrantët kanë ende mundësinë e apelimit brenda katërmbëdhjetë ditëve.

Në orët e vona të së premtes ka reaguar edhe Bashkimi Europian që është shprehur se është në kontakt me autoritetet italiane për rastin. (A2News)

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit