Emërohet udhëheqësi i ri suprem i Iranit

- Advertisement -

Mojtaba Khamenei, është përzgjedhur si udhëheqësi i ri suprem i Iran, sipas raportimeve të mediave shtetërore.

Ai është djali i dytë i udhëheqësit suprem të vrarë në sulmet amerikano-izraelite, Ajatollah Ali Khamenei.

Khamenei nuk ka kandiduar kurrë për ndonjë post publik dhe nuk i është nënshtruar ndonjë votimi publik.

Megjithatë, për dekada ai ka qenë një figurë shumë me ndikim në rrethin e brendshëm të udhëheqësit suprem, duke kultivuar lidhje të forta me Garden Revolucionare të Irani.

Ajatollah Ali Khamenei u vra nga sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe ShBA-së.

Të ngjashme

Të fundit