12.3 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Emërllahu kthehet me Suedinë

- Advertisement -

Pasi mungoi në barazimin pa gola me Slloveninë, mesfushori Lindon Emërllahu kthehet për ndeshjen me Suedinë.

Emëllahu mungoi ndaj Sllovenisë për shkak të suspendimit dhe tani do të jetë i gatshëm për duelin që luhet sonte në Goteborg prej orës 20:45.

“Dardanët” synojnë rezultat pozitiv ndaj Suedisë, kundërshtar që e mposhtën 2:0 muajin e shkuar në Prishtinë.

Aktualisht, Kosova ka 4 pikë, dy më shumë se Suedia në Grupin B kualifikues për Botërorin 2026 pas tri ndeshjeve të luajtura.

Megjithatë, Kosova për këtë duel ka mungesa të mëdha për shkak se selektori Franco Foda nuk mund të llogarisë në mesfushorin Elvis Rexhbeçaj, pastaj mbrojtësit Lumbardh Dellova e Fidan Aliti.

Dellova e Rexhbeçaj mungojnë shkaku i lëndimeve, ndërsa Aliti është i suspenduar.

Të ngjashme

Të fundit