Home Lajme Emërimi i Vlora Hysenit, Milaim Zeka komplimenton Ramën: Këtu e shkarkuan pipthat e Serbisë

Emërimi i Vlora Hysenit, Milaim Zeka komplimenton Ramën: Këtu e shkarkuan pipthat e Serbisë

0
Emërimi i Vlora Hysenit, Milaim Zeka komplimenton Ramën: Këtu e shkarkuan pipthat e Serbisë

Gazetari Milaim Zeka i ka dalë në mbrojtje Edi Ramës lidhur me diskutimet e fundit sa i përket angazhimit të Vlora Hysenit në institucionin e inteligjencës shqiptare.

Sipas Zekës, Hyseni ka qenë një nga njerëzit më të mirë që i ka pasur AKI-ja, por që u shkarkua.

Madje, fajin për shkarkim ua la siç i quajti ai: pipthave të Serbisë në vendin tonë.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Gazmend Bardhi i “PD” shpif ndaj emrit per kreun e SHISH ne Shqiperi

Deputeti i Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Gazmend Bardhi, restoriken e tij te shpifjeve dhe genjeshtrave, sot e ka drejtuar kunder Vlora Hysenit, ish zv. Drejtoreshe e Agjencise Kosovare te Intelegjences, te cilen Albin Kurti, dhe Vjosa Osmani e perjashtuan bash per piken e inatit. E larguan thjesht mbi supozimin se Vloren ne ate pozite e kishte emeruar Hashim Thaçi, por qe ne fakt nuk ishte e vertete.

Edi Rama, Kryeminister i Shqiperise, e dorezoi sot emrin e saj, pas parakonsultave me vendet perendimore, por edhe me institucionet e Sigurise te Kosoves.

Ne vend qe opozita ta pershendeste kete lajm, deputeti ne fjale, i cili nuk ka lene njeri pa sha, sot e beri tabele qitese Vlora Hysenin, njerin nga njerezit me brilant te shqiptareve, e pergaditur, me eksprience, e mbi te gjitha e pakorruptuar. Vlora Hysenit i frigohen dhe duhet t’i frigohen vetem armiqte e kombit shqiptar, si dhe politikanet e zhytur ne krim e korrupsion.

Vlora nuk eshte e ngarkuar politikisht. Ajo eshte e gatshme per kete sfide te re, te cilen uroj qe ta kaloje me shume sukses, pavaresisht veshtiresive me te cilat do te perballet.

Ndersa vrer vjellja e Bardhit, thjesht me duket ogur i mire per kete emerim te ri.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1912528509109183&id=100010561562194&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version