Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama ku njoftoj se kanë diskutuar rreth bashkpunimit institucional, mbështetjes dhe kontributit të përbashkët për zhvillimin e kryeqytetit.
Rrahmani, përmes një postimi në facebook ëshët shprehur se bllokimi i buxhetit të Prishtinës dhe mos përfshirja e projekteve të saj në Buxhetin e Republikës është thellësisht shqetësuese dhe e paprecedentë në një demokraci funksionale. Buxheti nuk është i një individi apo i një partie, është i qytetarëve.
“Sot në mëngjes pata një takim me Kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Rama, ku diskutuam rreth bashkëpunimit institucional, mbështetjes dhe kontributit të përbashkët për zhvillimin e kryeqytetit. Bllokimi i buxhetit të Prishtinës dhe mos përfshirja e projekteve të saj në Buxhetin e Republikës është thellësisht shqetësuese dhe e paprecedentë në një demokraci funksionale. Buxheti nuk është i një individi apo i një partie, është i qytetarëve. Mohimi i fillimit të projekteve të reja për Prishtinën nuk është goditje ndaj Kryetarit, por ndaj vetë qytetarëve të kryeqytetit”, ka shkruar Rrahmani.
Rrahmani poshtu njoftoj se gjatë takimit diskutuam edhe dy çështje jetike për Prishtinën, në veçanti për lagjen Kodra e Trimave, furnizimin me ujë të pijshëm dhe grumbullimin e mbeturinave
“Sa i përket furnizimit me ujë, duke qenë se kjo është kompetencë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, i cili operon nën nivelin qendror, kërkova nga Kryetari që të vazhdojë presionin institucional ndaj kompanisë për të siguruar furnizim të rregullt me ujë 24 orë për qytetarët”, ka shkruar Rrahmani.
Rrahmani ka bërë të ditur se Rama e informoi se tashmë janë nënshkruar kontratat për kryerjen e shërbimeve dhe se nga java e ardhshme do të fillojë grumbullimi i rregullt i mbeturinave në të gjitha lagjet./IndeksOnline/






