Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka reaguar për emërimin e Elvis Hoxhës si anëtar i kryesisë në VV. Ai tha se “më i poshtri u shpërblye të jetë anëtar kryesie i partisë në pushtet”.
Jasharaj tha se nga Hoxha kishte marrë sulmin më të rëndë, i cili i kushtoi me pasoja në shëndet.
“Gjatë gjithë kohës së Qeverisë Kurti më kanë fyer e me kanë linçuar përkrahës të tij për të vetmen arsye se u mundova ta prezantoj në mënyrë të denjë zërin e anëtarësi së dhe kërkesat e tyre legjitime. Të pafytyrët nuk pushuan duke me sharë e fyer edhe për pamjen sepse kishin hulumtuar me UDB-në e tyre dhe nuk kishin gjetur as edhe një minus te unë. Më i poshtëri nga ta, që tani u shpërblye të jetë anëtarë kryesie i partisë në pushtet me kishte bërë sulmin më të rëndë e që më ushtoj me pasoja në shëndet dhe si i tillë e i poshtër që është e mbetet doli e kërkoi falje”, thuhet në reagimin e Jasharajt.
Më pas, Jasharaj tregoi një rast që i ka ndodhur