Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar shefin e lartë të diplomacisë së BE-së, Joseph Borell dhe emisarin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Tutje, ai tha se plani franko-gjerman u harrua, dhe sipas planit rus po kërkohet shtimi i zonave hibride serbe.
“Republikë serbe kërkon Serbia. Por këtë kërkesë po përcjellin edhe Borrelli dhe Lajçaku. Këta nuk kërkuan të respektohet drafti franko-gjerman i marrëveshjes.
Drafti franko-gjerman u harrua nga negociatorët sepse Vuçiçi nuk e nënshkroi.
Albin Kurti refuzoi asociacionin dhe jo planin franko-gjerman.
Pra, negociatorët bashkë me Vuçiçin nuk janë dakort me planin franko-gjerman.
Ata që nuk e njohin Kosovën duan një tjetër republikë serbe në Ballkan, por nuk duan normalizim.
Kryeministri i Kosovës është me planin franko-gjerman të normalizimit. Ndërsa negociatorët dhe Vuçiçi me planin rus të shtimit të zonave hibride serbe”, tha ai.