Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission, Elvana Shala ka udhëtuar sot drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku me ftesë të Institutit Amerikan për Diplomaci dhe të Drejta të Njeriut me seli në Washington D.C do të mbajë fjalim në Kongresin Amerikan gjegjësisht në konferencen e dytë vjetore te kongresit me temën: Diplomacia dhe Lidershipi Global – Forcimi i Sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë me ndryshim e cila zhvillon punimet me 19 Maj 2025 në selinë e Kongresit Amerikan në Washington D.C
Përvec fjalimit zyrtar ne kongres, gjatë qëndrimit të saj në Washington ajo do të ketë takime te vecanta me drejtoreshën e Institutit Amerikan për Diplomaci dhe të Drejta të Njeriut, kongresmen të ndryshëm dhe zyrtar të lartë të Departmentit të Shtetit që merren me cështjen e diplomacisë publike dhe të drejtave të njeriut si dhe do të pritet në nje takim zyrtar edhe në Bankën Botërore.