Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po qendron ne Kuala Lumpur te Malajzisë ku sot ishte folëse kryesore në Konferencën Globale të Diplomatëve të Rinj, teksa po përfaqëson Kosoven në mesin e 50 shteteve pjesëmarrëse nga mbare bota.
Në fjalimin e saj, Shala theksoi se rinia është forca më transformuese e botës së sotme, duke u shndërruar nga përfitues të politikave publike në aktorë aktivë që ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrje globale. Ajo solli shembuj konkretë nga Kosova, ku të rinjtë kanë treguar aftësi për të kapërcyer dallimet dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi.
“Të rinjtë nuk janë thjesht spektatorë të zhvillimeve globale. Ata janë liderë që sjellin energji, kreativitet dhe ide të guximshme për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm”, u shpreh Shala.
Një ndër mesazhet kyçe të saj ishte rëndësia e përfshirjes së të rinjve në proceset e paqes dhe vendimmarrjes. Ajo kërkoi që qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare të krijojnë mekanizma të qëndrueshëm, si këshilla rinore pranë institucioneve dhe përfaqësim të drejtpërdrejtë në tryeza ndërkombëtare, për të siguruar që zëri i tyre të jetë i dëgjuar dhe respektuar.
Ambasadorja Shala gjithashtu vuri në pah rolin e të rinjve në balancimin e inovacionit, qëndrueshmërisë dhe paqes, duke theksuar se 10 vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ndërtuar një botë më të drejtë dhe më të ekuilibruar, dhe shembulli me I mirë për këtë është Kosova diplomacia e se ciles ka filluar si një akt i nevojshëm për mbijetesë dhe afirmim ndërkombëtar, por është zhvilluar falë gjeneratës së re që ka sjellë energji, kreativitet dhe besim tek partnerët global.
Kosova dhe rinia e saj janë dëshmi e gjallë se nga dhimbja mund të lind shpresa, dhe nga lufta mund të nisë një epokë e re – epoka e diplomacisë. – perfunfoj fjalimin e saj Ambasadorja Shala.
Me kërkesë të organizatorëve Ambasadorja Shala mbajti fjalimin e saj e veshur me veshje me motive kombetare të Kosovës.
Konferenca në Malajzi mblodhi diplomatë të rinj, liderë dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, duke u shndërruar në një platformë të rëndësishme për dialog, bashkëpunim dhe vizion të përbashkët për të ardhmen.