23.1 C
New York
Friday, September 5, 2025

Buy now

Elvana Shala përfaqëson Kosovën në Davos në Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

- Advertisement -

Zëri i Kosovës në skenën ndërkombëtare të lidershipit dhe inovacionit ekonomik

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë në International Human Rights Commission, Elvana Shala, merr pjesë në edicionin e parë të Samitit Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, që po mbahet në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

Ambasadorja Shala, me ftesë të Rrjetit Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME Global Network) me seli në Zvicër, po përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, e cila synon të nxisë rolin e bizneseve të vogla e të mesme në zhvillimin ekonomik dhe social në mbarë botën.

Në kuadër të samitit, ajo do të marrë pjesë në panelin “Lidershipi dhe Gjithpërfshirja”, ku do të flasë për kontributin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rimëkëmbjen e Kosovës pas luftës, si dhe për rëndësinë e përfshirjes së grupeve të ndryshme shoqërore në proceset zhvillimore.

Gjatë ditës së parë të punimeve, Ambasadorja Shala ka zhvilluar takime me personalitete të shumta, përfshirë themeluesin e rrjetit Global SME, z. Anis Khan, si dhe biznesmenë dhe diplomatë nga vende të ndryshme të botës.

Prezantimi i saj në panel është paraparë të mbahet të enjten, ku pritet të ngjallë interesim të veçantë për përvojën e Kosovës dhe vizionin mbi fuqizimin e bizneseve të vogla si motor i zhvillimit.

Të ngjashme

Të fundit