Fokus i veçantë i diskutimit të delegacioneve të përzgjedhura në takim me kryetarin Sobotka, ku në mesin e tyre ishte edhe Ambasadorja Shala, ishin personat me nevoja të veçanta dhe pjesëmarrja e tyre në politikë si temë kryesore që OKB do ta trajtoj këtë vit në këtë konferencë në Vjenë.
Në një bashkëbisedim me Kryetarin Sobotka, Ambasadorja Shala ka kërkuar që çështja e personave me nevoja të veçanta në Kosovë të jetë temë edhe në vendet tjera evropiane. Derisa e ka njoftuar atë edhe me gjendjen e kësaj kategorie në Kosovë.
Kryetari Sobotka ka vlerësuar lartë punën e Ambasadores Shala për këtë kategori duke shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Përvec takimit me kryetarin, ajo ka takuar edhe disa deputet të parlamentit dhe zyrtar të tjerë te shtetit austriak.
Ndryshe, nesër nisë zyrtarisht punimet konferenca më e madhe globale ZeroProject Conferencë në selinë e OKB-së në Vjenë në të cilën Ambasadorja Shala do të përfaqësoj Kosovën në mesin e 800 pjesëmarrësve nga mbarë bota.