6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Elvana Shala i bën thirje Azerbejxhanit ta njoh shtetin e Kosovës

- Advertisement -

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission (IHRC)  Elvana Shala sot ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Diplomatëve që po zhvillon punimet në Baku të Azerbejxhanit.

Në panelin me temën “Liria e shprehjes” fjalimin e saj e ka nisur me thirjen për lirinë e lëvizjes edhe për qytetarët e Kosoves, duke i bërë thirje edhe Azerbejxhanit ta njoh shtetin e Kosoves dhe të krijojmë mardhënie njerëzore e diplomatike, në mënyrë që në këto konferenca të shihemi fizikisht e të krijojmë bashkëpunimet tona, pasi ishte pikërisht vonesa e vizës që sot pamundësoj pjesëmarrjen e saj fizike në Baku! 

Tutje ajo ka thënë se si e lindur dhe e rritur në Kosovë, në një vend që ka qenë nën regjimin serb për dekada me radhë, shumë të drejta i kishim të kufizuara, dhe sot ndoshta më së miri e dimë rëndësinë e të qenit të lirë.  

Liria e shprehjes është themeli i vlerave të demokracisë në secilin shtet në botë, dhe në momentin që cenohet ajo, cenohet vet demokracia. 

Sepse nuk mund të ketë demokraci të mirefilltë në asnjë shtet në botë nëse nuk ka liri të shprehjes. Cdo herë kur mungon liria e shprehjes, mungon vetdija e institucioneve dhe zyrtarve shtetëror për kërkesat e qytetarëve të saj, cdo herë kur mungon liria e shprehjes mungon, vetëdija për ankesa ndaj padrejtësive, mungon veëtbesimi, dhe mungon mundësia për ndryshime positive. Dhe kur mungojnë të gjitha këto që përmenda më lartë, a mund te konkludojmë që ka demokraci?! Natyrisht se jo! – shtoj tutje Shala. 

Gjatë fjalimit të saj ajo ka nënvizuar se Republika e Kosovës është shembulli më i mirë për luftën në mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së saj, për t’iu treguar se sa e rëndësishme është liria për një popull, deri në atë masë sa të zhvilloj edhe lufta mizore dhe të përballet me gjak me armikun e tij. 

Në fund të diskutimit ajo ka folur edhe për rëndësinë e lirisë së mediave, duke bërë thirje që bashkë të punojmë për lirinë, lirine e shprehjes, lirinë e lëvizjes, lirinë për dashuri dhe cdo liri tjetër që është e garantuar nga me ligj. 

Pjesë e konferencës ishin 62 diplomat, përfaqësues të vendeve të ndryshme nga mbarë bota, derisa Ambasadorja Shala përfaqësimin e zhvilloj nga Prishtina për shkak të vonesës së vizës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit