24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Elvana Gjata feston suksesin e radhës!

- Advertisement -

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj janë mjaft të suksesshme sepse që në ditët e para arrijnë të numërojnë me miliona klikime.

Një ikonë e muzikës sonë padyshim. Një këngëtare mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar dhe jo vetëm. Talenti i saj tashmë është i vulosur me hitet e saj, të cilat këndohen njëzëri nga publiku shqiptar.

Këtë vit, karriera e Elvanës kulmoi me një koncert madhështor në stadiumin ““Air Albania”, i cili rezultoi padiskutim një sukses i jashtëzakonshëm.

Artistja feston një tjetër sukses dhe përmes një postimi të bërë në profilin e saj në Instagram, Elvana ka treguar se është bërë pjesë e “One Billion Club”, pra këngëtarja numëron plot një bilion klikime në kanalin e saj të Youtube.

“Një bilion klikime, një bilion falenderime. Gëzuar për shumë të tjera që do vijnë”, ka shkruar Elvana bashkangjitur postimit të saj.

“Dekada”, ishte koncerti i parë që Elvana mbajti në stadiumin “Air Albania” , më 22 Qershor, duke dhuruar nëj spektakël të vërtetë. Mijëra fansa që mbushën stadiumin ndoqën për katër orë koncertin “Dekada”, ndërsa kënduan njëzëri të gjitha këngët e artistes.

Elvana shkriu në skenën gjigante, të ndërtuar në stadium me efekte dhe grafika të veçanta, karrierën e saj 20-vjeçare. Gjatë dy dekadave në tregun muzikor shqiptar, artistja ka marrë dashamirësinë e mijëra njerëzve që i dëgjojnë dhe këndojnë këngët e saj. Dhe mbrëmja e kaluar ishte një dëshmi e suksesit për të.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit