Në Hyde Park të Londrës, fansat e këngëtarit Elton John mirëpritën rikthimin e idhullit të tyre në skenë.
“Ai është një legjendë apo jo? Është thjesht kaq bukur të jesh pjesë e turneut të tij të fundit”, thotë një fans i artistit të famshëm për agjencinë e lajmeve Reuters.
75-vjeçari zgjodhi këngëtaren Rina Sawayama-n që të shfaqej bashkë me të në koncert. Rina e cila realizoi një duet me Elton John në 2021, tha se ishte e emocionuar të performonte para muzikantit legjendar.
Një intervistë të dhënë disa ditë më parë përpara koncertit në Londër këngëtari u shpreh se nuk i kanë munguar koncertet pasi ka kaluar mjaftueshëm kohë me familjen e tij.
Elton John do të bëjë disa turne nëpër botë përpara se të kthehet në Londër për një lamtumirë të fundit në 2023.
Kujtojmë se festivali muzikor Hyde Park nisi më 24 Qershor dhe do të përfundojë më 10 korrik.
Ndër këngëtarët që pritet të performojnë janë Rolling Stones, Eagles, Duran Duran dhe Adele.