21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Elshani për gara e kërcimit në Ujman: Dikush mund ta shoh si provokim, por për neve është vetëm detyrë

- Advertisement -

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani ka folur rreth aktivitetet që janë mbajtur me rastin e ditës memorial të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri.

Elshani ka thënë se për aktivitetin e kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës, tek Liqeni i Ujmanit, ura e parë, raporton EO..

“Ju e dini që për numra nuk flasim për plane operacional, mirëpo ka pasur policë të mjaftueshëm, disa i keni pa dhe disa që nuk i keni parë, pra siguria ka qenë në nivel dhe vazhdon të jetë në nivel. Konsideroj që çdo gjë të përfundoi qetë, por në rast se ka nevojë për ndërhyrje diçka të tillë ne jemi këtu. Kjo ceremoni që po e shihni dhe këto kërcime që janë bërë sportive unë e konsiderojë që nuk janë bërë asnjëherë, për këtë arsye masat e para fillimisht merren për me u siguruar që çdo gjë po kalon mirë dhe qetë”, ka thënë Elshani.

Po ashtu për aktivitet, Elshani ka thënë se mund të duhet si provokim, mirëpo sipas tij, nuk është diçka jashtë normales është vetëm dëshirë.

“Dikush mund ta shoh si provokim, por për neve është vetëm detyrë se çka dëshirë për me bë prej aktivitetit që është bërë në Veri. Ne marrim masat në varësi të atij aktiviteti, nuk është diçka jashtë normales”, shtoi ai.

Po ashtu, ai ka folur edhe rreth zjarrëvënies në orët e para të mëngjesit të sotëm, të dy veturave të Komunës së Zveçanit.

Sipas tij, kanë qenë shumë në afërsi të kapjes së rastit, dhe për këtë ai ka bërë apel të qytetarët që të kenë kujdes tek fëmijët që të mos involvohen në këto raste.

“Sot rreth orës 01:40, ka ndodhur zjarrëvënie, pronë e Komunës së Zveçanit, nuk kemi persona të dyshimtë, nuk ka të lënduar policia po punon në ndriqim të rastit. E dërguam një apel tek mediat, që qytetarët të kenë kujdes për fëmijët e tyre, se si sillen, sepse kemi qenë shumë në afërsi dhe ka qenë fat që nuk jemi takuar me ta. Kemi pasur raste që ka pasur fëmijë të involvuar në aktivitete, si për shembull në pamfletave, djegia të flamujve. Për neve është me rëndësi që në Veri të vendit kudo që dyshojmë që ka rrezik mund të hyjmë”, përfundoi Elshani

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit