Lajme

Elshani: Mbi 1 mijë automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS

By GAZETA SCANNER 1

November 08, 2023

Që nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendim për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale, në ato RKS, janë regjistruar mbi 1 mijë automjete.

Kështu ka deklaruar shkurtimisht për Klankosova.tv Veton Elshani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut.

“Mbi 1 mijë kerre të regjistruara deri më sot”, tha Elshani për Klankosova.tv

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.