30.9 C
New York
Monday, June 23, 2025

Buy now

Elshani: Arsenijeviqi s’ishte prezent gjatë bastisjes ku u gjet armatimi, do intervistohet në momentin që haset në të

- Advertisement -

Policia e Kosovës gjatë një aksioni në Vallaq të Zveçanit ka hasur në një sasi të madhe armatimi.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se armatimi është gjetur në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.

Në lidhje me këtë, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se gjatë bastisjes, Arsenijeviqi nuk ishte prezent por në momentin që do ta intervistojnë.

“Person me interes për intervistim është ai [Arsenijeviqi]. Në momentin e parë që hasim në të, do të intervistohet dhe më pas prokurori vendos në lidhje me të”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Në njoftim, policia tha se gjatë bastisjes, prezent ishin KFOR-i amerikan dhe njësi monitoruese nga EULEX-i.

Të ngjashme

Të fundit