23.5 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Elona Ndrecaj përfaqëson Shqipërinë me dinjitet në Miss World 2025

- Advertisement -

Elona Ndrecaj po përfaqëson Shqipërinë këtë vit në konkursin ndërkombëtar Miss World, që po mbahet në Telangana, Indi.

Me një prezencë të fortë, qëndrime të sigurta dhe elegancë natyrale, Elona po përbën një nga konkurrentet më të spikatura të këtij edicioni.

Ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen jo vetëm në skenën zyrtare të Miss World, por edhe në rrjetet sociale, ku ka qenë jashtëzakonisht aktive, duke ndarë me ndjekësit përditësime, momente autentike dhe reflektime personale nga kjo përvojë unike.

Mbështetja që ka marrë nga publiku shqiptar ka qenë e madhe, dhe kjo ka pasqyruar përkrahjen që ajo po merr jo vetëm si një konkurrente bukurie, por si një zë që përfaqëson Shqipërinë me dinjitet.

“Po shkon shumë mirë, dhe le të shohim si do të vazhdojë rrugëtimi im,” është shprehur ajo në një nga daljet e saj të fundit.

Në këtë fazë të konkursit, mbështetja virtuale ka një peshë të veçantë – dhe Elona inkurajon të gjithë shqiptarët ta mbështesin duke shpërndarë përmbajtjet e saj në rrjetet sociale, si dhe duke ndjekur faqen zyrtare Miss World Albania në Facebook, ku ndahen të gjitha përditësimet e rëndësishme nga konkursi.

Me një prezantim të përkushtuar dhe një energji pozitive, Elona Ndrecaj po i jep Shqipërisë vendin që meriton në një nga eventet më të njohura ndërkombëtare të bukurisë dhe kulturës. /KlanKosova/

          

Të ngjashme

Të fundit