Miliarderi Elon Musk ka zgjedhur që pushimet e kësaj vere t’i shijojë në Greqi. Ai ndodhet në Mykonos.
Nga pamjet e qarkulluara në rrjet, miliarderi i Teslas shihet mbi një gomone në ujërat e Mykonos, në zonën e Agia Anna.
Siç shihet dhe në video, Musk ka bërë daljen e parë në restorantin “Spilia”, ku ai hëngri drekë me 5 persona, katër burra dhe një grua.
Veç këtij momenti, ai nuk është parë më në ndonjë klub nate dhe askush nuk e di se në çfarë hoteli apo vile po qëndron.
Pushimet në Greqi me siguri do ta ndihmojnë të heqë mendjen përkohësisht nga beteja e ardhshme ligjore me Twitter. Kujtojmë se kompania po kërkon 44 miliardë dollarë nga Musk për shkeljen e kontratës.
Çdo verë, Mykonos bëhet një vend tërheqës për elitën nga e gjithë bota. Aktorë dhe njerëz të biznesit, politikanë dhe sportistë të famshëm mbushin hotelet dhe plazhet e ishullit për të kaluar kohë të jashtëzakonshme.