Amber Heard është larguar nga Twitter pasi miliarderi Elon Musk ka marrë kontrollin e plotë të kompanisë. Një tjetër thashethem thotë se vetë Musk ka qenë ai që ka vendosur të mbyllë llogarinë e aktores.
Amber Heard, ish-bashkëshortja e Johnny Depp, pati një lidhje romantike me Elon Musk pas ndarjes me yllin e “Pirates of the Caribbean”. Heard u takua me Musk për gati një vit pas divorcit të saj nga Depp në Janar 2016.
Ata thuhet se u takuan për herë të parë në xhirimet e filmit “Machete Kills” të Robert Rodriguez në 2013, ku Heard ishte protagoniste dhe Musk pati një paraqitje të shkurtër. “Hollywood Reporter” fillimisht raportoi se Musk u “fiksua” me Heard dhe filloi t’i dërgonte e-mail Rodriguez dhe ekipit të tij për të organizuar darka dhe dreka me të.
Edhe gjatë gjyqit mes Depp dhe Heard, u zbuluan disa detaje të marrëdhënies mes manjatit dhe aktores.