Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon Musk tashmë operon edhe në Kosovë. Këtë e konfirmoi edhe vet miliarderi nëpërmjet një postimi në X.
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovë (ARKEP) i dha autorizim të përgjithshëm Starlink-ut rreth dy muaj më parë.
Ky vendim i mundëson vendit qasje më të gjerë në internet në të gjithë vendin, duke përfshirë zonat e largëta dhe të pashërbyera.
Me autorizimin e Starlink-ut, Kosova i bashkohet vendeve që përfitojnë nga teknologjia më e avancuar satelitore.