Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk ka thënë se ka dhuruar rreth 1.95 miliardë dollarë aksione të prodhuesit të tij të makinave elektrike për bamirësi vitin e kaluar.
Dhurimi i 11.6 milionë aksioneve u përshkrua në një dosje me rregullatorët amerikanë si “një dhuratë e mirëfilltë”, shkruan BBC.
Dokumenti nuk përmendi emrin e marrësit, ose marrësit, të dhurimit.
Gjithashtu të mërkurën, Musk tha se nga fundi i këtij viti do të ishte një “kohë e mirë” për të gjetur dikë që ta pasonte atë si shef ekzekutiv i Twitter.