Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë edhe një reagim për kryetarin Përparim Rama, duke e demantuar për çështjen e Badocit.
“Procesi ka nisë me Ramën arkitekt dhe bashkëinvestitor të ndërtimit të villave në Badoc – dhe kur kushtet e ndërtimit nuk janë dhënë për zonën te liqeni në vitin 2020 procesi ka vazhduar me idenë e këmbimit tutje dhe me Ramën kryetar është finalizuar – në përkrahje të heshtur nga LVV”.
Postimi i plotë në Facebook:
Për ata që po shpërndajnë mjegull, prej Ramës e teposhtë…
Sipërfaqja totale e pronës komunale që është për këmbim mbi 20 Ha (se disa po e thonë që veç një pjesë e saj) pjesë e zonës urbane Prishtina e re afër Gjykatës zonë në ndërtim.
Sipërfaqja e pronës private e cila është jashtë zonës urbane dhe nuk parashihet për zhvillim mbi 8 Ha.
Copëzat nga dokumenti zyrtar ua sqarojnë.
E drejta për këmbim pronash garantohet me ligj, por gjithnjë dhe vetëm për interesin publik.
Bizneset kanë të drejtën e tyre legjitime të shprehin interes për zhvillim e për këmbime, por kjo nuk duhet të bëhet duke cënuar të mirën publike.
Dhe këtu ata nuk kanë faj, sepse përgjegjësia parësore me ruejt, me kultivu e me rritë të mirën publike i takon Komunës dhe Qeverisë.
Procesi ka nisë me Ramën arkitekt dhe bashkëinvestitor të ndërtimit të villave në Badoc- dhe kur kushtet e ndërtimit nuk janë dhënë për zonën te liqeni në vitin 2020 procesi ka vazhduar me idenë e këmbimit tutje dhe me Ramën kryetar është finalizuar – në përkrahje të heshtur nga LVV.