24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Eliza Hoxha demanton keq Përparim Ramën: Procesi nisi me ty si arkitekt e bashkëinvestitor në Badoc dhe u finalizua me ty si kryetar

- Advertisement -

Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë edhe një reagim për kryetarin Përparim Rama, duke e demantuar për çështjen e Badocit.

“Procesi ka nisë me Ramën arkitekt dhe bashkëinvestitor të ndërtimit të villave në Badoc – dhe kur kushtet e ndërtimit nuk janë dhënë për zonën te liqeni në vitin 2020 procesi ka vazhduar me idenë e këmbimit tutje dhe me Ramën kryetar është  finalizuar – në përkrahje të heshtur nga LVV”.

Postimi i plotë në Facebook:

Për ata që po shpërndajnë mjegull, prej Ramës e teposhtë…

Sipërfaqja totale e pronës komunale që është për këmbim mbi 20 Ha (se disa po e thonë që veç një pjesë e saj) pjesë e zonës urbane Prishtina e re afër Gjykatës zonë në ndërtim.

Sipërfaqja e pronës private e cila është jashtë zonës urbane dhe nuk parashihet për zhvillim mbi 8 Ha.

Copëzat nga dokumenti zyrtar ua sqarojnë.

E drejta për këmbim pronash garantohet me ligj, por gjithnjë dhe vetëm për interesin publik.

Bizneset kanë të drejtën e tyre legjitime të shprehin interes për zhvillim e për këmbime, por kjo nuk duhet të bëhet duke cënuar të mirën publike.

Dhe këtu ata nuk kanë faj, sepse përgjegjësia parësore me ruejt, me kultivu e me rritë të mirën publike i takon Komunës dhe Qeverisë.

Procesi ka nisë me Ramën arkitekt dhe bashkëinvestitor të ndërtimit të villave në Badoc- dhe kur kushtet e ndërtimit nuk janë dhënë për zonën te liqeni në vitin 2020 procesi ka vazhduar me idenë e këmbimit tutje dhe me Ramën kryetar është  finalizuar – në përkrahje të heshtur nga LVV.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit