Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe Peticione e ka shqyrtuar peticionin e nënshkruar tё punëtorëve tё RTK-sё për dorëheqjen e kryetarit tё Bordit tё RTK-sё.
Fadil Hoxha, kryetar i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, tha se është hera e parë në histori të RTK-së që 300 punëtorët brenda 24 orëve kanë nënshkruar peticionin për dorëheqje e kryetarit të Bordit të RTK-së Besnik Boletini.
Ai tha se këta punëtor kanë kërkuar dorëheqjen e Boletinit, pasi ai e ka përdorur një gjuhë fyese ndaj punëtorëve të RTK-së, ku sipas tij, nga ajo gjuhë e përdorur punëtorët e RTK janë shndërruar në objekt tallje në publik.
Hoxha pati kritika edhe për faktin që të gjitha pozita udhëheqëse në menaxhmentin e lartë të RTK-së janë të udhëhequra vetëm nga burrat, ku për këtë ai akuzoi Bordin aktual të cilët sipas tij, nuk janë duke u dhënë mundësi grave që të udhëheqin me pozita të larta.
“Gjuha e përdorur nga i është thënë në një takim të bordit të RTK-së, përveç që është thënë në prani të anëtarëve të Bordit është thënë edhe në prani të mediave dhe sindikatës. Ai ka thënë se unë çdo ditë marr informacione se punëtorët e RTK vijnë në punë me pizhame e miniqa vetëm për të bërë chek-out. Situata është alarmante dhe pres që ju të na ndihmoni dhe ky kryetar të shkarkohet”, tha ai.
Besnik Boletini kryetar i Bordit të RTK-së, tha se e ka përdorur këtë gjuhë por që sipas tij, nuk ka qenë bindje e tij, por që të tjerët ia kanë thënë. Ai tha se për këtë ai ka kërkuar falje.
Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, tha se Bordi nuk ka të drejtë që punëtorëve të iu thotë se si të veprojnë, por kritikat të delegohen tek pozitat menaxherial.
“Mbi punëtor nuk keni mandat, keni mandat mbi pozita menaxherilae. E delegoni tek menaxhmenti nuk keni të drejtë t’i thoni punëtorit. Këtu janë shkelur të drejtat. Problemi kryesor është degradimi i gjuhës”, tha ajo.
Për këtë, ajo ka reaguar edhe në një postim në Facebook, ku ka shkruar se Diskriminim në emër të “disciplinimit” u janë bërë punëtorëve edhe me ndërhyrje të Bordit në skemën programore të RTK-së, transmeston Scanner.
Postimi i plotë i Eliza Hoxhës:
Sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut pritëm e dëgjuam përfaqësuesit e Sindikatës së RTK-së dhe Bordin e RTK-së.
Shkeljet e të drejtave njerëzore të punëtorëve nga Bordi i RTK-së, përdorimi i gjuhës seksiste dhe presionet e firmave të tjera ishin çështje diskutimi.
Diskriminim në emër të “disciplinimit” u janë bërë punëtorëve edhe me ndërhyrje të Bordit në skemën programore të RTK-së.
Që të dyja rastet janë tejkalim i mandatit dhe kompetencave të Bordit bazuar në ligjin për RTK-në.
Në mos të flasim për rastin e konkurseve për pozitat menaxhuese ku gratë e poentuara me pika maksimale janë diskriminuar dhe për ta rehatuar zëvendësdrejtorin e ri të RTK-së është ndryshuar rregullorja brenda natës.