1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Eliminohet Manchester United, Ajax befasohet nga Benfica

- Advertisement -

Manchester United është mposhtur në shtëpi ndaj Atletico Madrid me rezultatin 0-1.

Pjesa e parë ka qënë aktive ku të dyja ekipet kanë patur disa raste konkrete. I pari që provoi ishte djaloshi Elanga por rezultoi i pafat në atë goditje me kokë. Më vonë ishte De Gea protagonist pas një goditje të rrezikshme nga De Paul.

Ekipet provuan disa herë por konkret u tregua Atletico Madrid ku në minutën e 41-të francezi Griezmann dërgoi një top për te Lodi i cili e çoi topin në rrjetë.

Pjesa e dytë nisi përsëri furishëm për Djajtë e Kuq me Elanga i cili nuk e dërgoi dot topin në rrjetë. Rastet ishin të shumta me United që përpiqej të gjente golin e barazimit. Kështu, Simeone kalon në fazën tjetër të Champions League dhe do të presë kundërshtarin e radhës në shorteun që do të hidhet.

Ajaxi nga ana tjetër është befasuar në shtëpi ndaj portugezëve të Benficës.

Një lojë e vakët ku Ajax tentoi disa herë por pa rezultat. Holandezët qarkulluan shumë topin  por nuk  arritën dot të depërtonin mbrojtjen e ekipit portugez.

Befasia vjen në minutën e 77-të ku një goditje e lirë nga Grimaldo ka harkuar mrekullisht topin në kokën e Nunez i cili e dërgoi mjeshtërisht topin në rrjetë.

Atletico Madrid dhe Benfica janë dy ekipet të cilat prenë një biletë për në fazën tjetër.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit